A e dinit që sot është Dita Botërore e Lojës?

Sot është Dita Ndërkombëtare e Lojës që synon të kremtojë të drejtën për të luajtur, duke përfshirë eksplorimin dhe eksperimentimin gjuhësor, duke promovuar shëndetin fizik, mendor dhe social.

Loja inkurajohet si për foshnjat, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të rriturit e deri dhe të moshuarit.

Dita Botërore e lojës, e themeluar në vitin 1998 nga Kombet e Bashkuara, njeh të drejtën e fëmijës për pushim, kohë të lirë dhe angazhim në lojë dhe aktivitete zbavitëse të përshtatshme për moshën e tij. Dhe në fakt, loja është një gjë absolutisht serioze për shkak të funksionit që luan për t’i ndihmuar fëmijët të socializohen dhe për këtë arsye të ndjehen si pjesë përbërëse e një grupi.

Për këtë qëllim, nuk ka nevojë për objekte veçanërisht të sofistikuara ose të shtrenjta, pasi loja është një akt i natyrshëm që pothuajse gjithmonë lind nga fantazia dhe dëshira për t’u argëtuar.

Në veçanti, të luash jashtë promovon zhvillimin e aftësive dhe talenteve që fitohen dhe përsosen përmes atij kontakti me natyrën që, për fat të keq, shpesh u mungon atyre që jetojnë në qytetet e mëdha.