Restaurohet ikona e vëllezërve Zografi, “Burimi Jetëdhënës”

Përfundoi procesi i restaurimit dhe konservimit i ikonës “Burimi Jetëdhënës” me origjinë nga Manastiri i Shën Pjetrit, Vithkuq, Korçë.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, tha për ATSH-në se janë dashur pothuaj dy vjet për restaurimin e kësaj ikone nga Qendra e Restaurimit dhe Studimit të Ikonave, Laboratori i Restaurimit, pranë MKAM.

Ikona “Burimi Jetëdhënës”, me origjinë nga Manastiri i Shën Pjetrit dhe Pavlit, i përket shek. të 18-të dhe është vepër e autorëve Kostandin dhe Athanas Zografi, vëllezërit nga Korça.

Ikona ka pasur shumë problematika, si rënie gruntit dhe të shtresës pikturale.

Restaurohet ikona e vëllezërve Zografi, “Burimi

Kishte dëmtime të panelit të drurit nga insektet drungrënëse. Verniku ishte tejet i oksiduar dhe kishte krijuar ishullime. Për shkak të këtyre problematikave të shumta që mbarte, u desh një kohëzgjatje e procesit të restaurimit dhe konsolidimit.

Drejtoresha e MKAM tha se, pas ndërhyrjes restauruese si dezifektimit, konsolidimit dhe pastrimit të vernikut të oksiduar, në fund u krye ritokimi dhe rillakimi.