Një xhiro para '90/ Çaushi: Brezi ynë dëshmitar i dy botëve, pjesa e komunizmit është ajo që intrigon
I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, me temën “Një xhiro para viteve ’90”, operatori turistik Elton Çaushi nga “Albanian Trip” tha se Shqipëria ka një histori të pasur dhe intriguese, veçanërisht pjesa e komunizmit, për të cilën ai është dëshmitar me mish e me kocka.
" Kjo temë i përket këtij brezit tonë që sot është brez në moshë të mesme dhe që ka përjetuar dy botë të ndryshëm.
Unë punoj në sektorin e turizmit dhe kam nevoj të rrëfej. Kjo është velga ime e punës, rrëfimi.
Për shkak të kësaj kam menduar që është shumë interesante që unë të ilustroj gjërat që kemi kaluar. Kjo Shqipëria jonë është kaq pjellore në përmbajtje dhe unë kam plot për të rrëfyer kur kam një audiencë përpara meje zvicerane, kanadeze, angleze apo amerikane. Mirëpo nga lashtësia, mesjeta, nga përpjekjet për pavarësi, kjo pjesa e komunizmit është ajo që intrigon edhe ke e cila unë jam dëshmitar me mish dhe me kocka dhe patjetër që unë kam plot për të thënë për këtë, nga përjetimet e mia e të brezit tonë", u shpreh Çaushi.
