E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 20:46
Autoritetet gjetën shtatëmbëdhjetë trupa brenda një shtëpie të braktisur në shtetin e Guanajuato-s, më i dhunshmi në Meksikë bazuar në numrin e vrasjeve të regjistruara çdo vit, njoftoi zyra e prokurorit të hënën në mbrëmje.
Trupat u gjetën gjatë hetimeve në Irapuato qendror, një nga qytetet në Guanajuato të shkatërruara nga krimi i organizuar, më shumë se 3,000 vrasje në total në shtet në vitin 2024.