Ministri i jashtëm turk kërkesë Moskës: Turqia e gatshme të mirëpresë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i ka kërkuar Rusisë, që bisedimet e ardhshme Rusi-Ukrainë të mbahen në Stamboll.
Hakan Fidan ishte në Moskë për një vizitë dy-ditore dhe gjatë kontakteve të tij në kryeqytetin rus, ai zhvilloi konsultime me udhëheqjen ruse mbi të ardhmen e Sirisë, një çështje që është një përparësi kryesore në axhendën e Ankarasë.
Duke iu referuar takimit të djeshëm me presidentin rus, Ministri i Jashtëm turk deklaroi se ngriti çështje të rëndësishme me Vladimir Putinin , për të cilat edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i ndjeshëm.
Hakan Fidan shprehu gjithashtu shpresën se negociatat do të çojnë shpejt në një armëpushim dhe më pas në një paqe të qëndrueshme.
“Është e rëndësishme që bisedimet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë me një rezultat. Ne shqyrtuam bisedimet që u zhvilluan në Stamboll.
Ua përcollëm atyre kërkesën tonë që bisedimet e ardhshme (Rusi-Ukrainë) të mbahen në Turqi. Ua përcollëm atyre se jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo mënyrë në këtë drejtim.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, sigurisht, zuri një vend të rëndësishëm në negociatat që zhvillova në Moskë... Jemi të lumtur që u zhvillua shkëmbimi i të burgosurve, pas të cilit po bëhen përgatitje për të zgjidhur çështje të tjera... Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje gjithëpërfshirëse për negociatat e paqes," tha ai.
