Një tërmet i fortë godet Japoninë, ja sa ishte magnituda

Ishulli japonez Hokkaido u godit sot nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit, siç u tha, ishte në një thellësi prej 46 kilometrash.

Në sipërfaqe, ndikimi ishte më afër vendeve Urakaëa dhe Obihiro.

Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mundshme materiale.

Hokkaido është ishulli i dytë më i madh japonez dhe ndodhet në veri të vendit.