Nga mësuese në bashkëshorte/ Hajrizi: Tensioni i parë publik mes çiftit Macron, presidenti u mundua të "fik" zj*rrin
Shuplaka e dhënë ndaj Presidentit Emmanuel Macron po vazhdon të bëj xhiron e rrjeteve sociale.
Incidenti është kapur nga kamerat kur hapet dera e avionit dhe shihet dora e bashkëshortes së tij Brigitte Macron e cila e qëllon në fytyrë.
Kreu i shtetit menjëherë e kupton se po filmohet, buzëqesh dhe përshëndet shpejt të pranishmit.
Për të folur më tepër për këtë temë i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News" ishte eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Selam Hajrizi.
"Presidenti u mundua që 'ta fikte zjarrin' në mënyrë diplomatike por nuk besoj se ishte e vërtetë ajo çfarë ndodhi. Ishte një moment tepër i çuditshëm ku zonja Macron goditi presidentin derisa aeroplani ishte ulur në Vietnam në një vizitë zyrtare mes presidentit Macron dhe presidentit të Vietnamit. Natyrisht që një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur në të kaluarën.
Presidenti dhe zonja Macron kanë një jetë private të qetë mund të themi dhe çifti edhe pse ka polemika rreth moshës së tyre natyrisht është mosha tejet e lartë, mos të harrojmë se zonja Macron ka qenë profesoresha e presidentit në shkollën e mesme. Ajo e njeh presidentin që në moshën 17-vjeçare dhe një tension i tillë është shfaqur për herë të parë në publik", u shpreh Hajrizi.
