Christian Eriksen i jep lamtumirën Manchester United dhe sheh nga e ardhmja: Kam disa oferta

Christian Eriksen duket i gatshëm të mbyllë një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij.

Mesfushori danez, 33 vjeç, ka lënë gjurmë në paraqitjen e tij të fundit me fanellën e Manchester United, duke shënuar një nga golat në fitoren 2-0 kundër Aston Villa-s.

Një përshëndetje simbolike në “Old Trafford”, e shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve, që ndjell një lamtumirë të afërt.

Kontrata e Eriksen-it me “Djajtë e Kuq” është drejt përfundimit dhe mungesa e emrit të tij në listën e lojtarëve të grumbulluar për turin passezonal në Azi është një tjetër sinjal i qartë për një ndarje të mundshme.

Në një intervistë pas ndeshjes për Sky Sports, Eriksen u shpreh qetësisht për të ardhmen:

“Fillimisht do të kem pak pushime, pastaj do të kem angazhimet me Kombëtaren. Pas kësaj do të shohim se ku do ta nis sezonin e ardhshëm. Aktualisht nuk ka asgjë të vendosur, por kam disa opsione.”

Pas transferimit të tij në Manchester në verën e vitit 2022, pas një periudhe rilindjeje te Brentford-i, Eriksen ka pasur disa paraqitje të rëndësishme me United, edhe pse në muajt e fundit ka hasur vështirësi për të ruajtur vazhdimësinë.

Tani, e ardhmja e ‘regjisorit’ danez mund të jetë drejt një aventure të re, me interes nga klube të ndryshme evropiane dhe jashtë kontinentit, që po ndjekin me vëmendje situatën e tij kontraktuale.