Merr formë Champions League e sezonit të ri: 29 ekipet e kualifikuara, mungojnë edhe 7
Me mbylljen e kampionateve kryesore europiane, po bëhet gjithnjë e më e qartë tabloja e skuadrave që do të luajnë në Champions League sezonin tjetër.
Deri tani janë 29 klube të kualifikuara për edicionin e ardhshëm dhe për të kompletuar grupin prej 36 pjesëmarrësish në fazën e kampionatit mungojnë vetëm 7 ekipe që do të vendosen nga kualifikimet që kulmojnë me play-off e gushtit.
Tashmë është zyrtarizuar grupi i parë, duke përfshirë Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, PSG, Inter, Borussia Dortmund, Chelsea dhe Barcelona.
Për herë të parë në histori, një komb, Anglia, do të ketë deri në 6 ekipe në start.
Spanja, e dyta në renditjen e UEFA-s këtë sezon, do të ketë pesë në vijën startuese.
Finalja më 30 maj 2026 në “Puskas Arena” në Budapest.
Ekipet e kualifikuara:
ANGLIA: Liverpool, Arsenal, Tottenham, Manchester City, Chelsea, Newcastle.
SPANJA: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Club, Villarreal.
ITALIA: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus.
GJERMANIA: Bayern Munich, Bayer-Leverkusen, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt.
FRANCA: Paris Saint Germain, Marsejë, Monaco.
REPUBLIKA ÇEKE: Slavia Praga
GREQIA: Olympiakos
HOLANDË: Ajax, PSV
PORTUGALIA: Sporting Lisbona
TURQIA: Gallatasaraj
BELGJIKA: Union Saint Gilloise

