Europiani U-17 në Shqipëri, Hysenaj: Kambanë alarmi që nuk kemi lojtarë vendas të grumbulluar

Në emisionin “Ora Sport” Irgis Hysenaj, gazetar sporti tha se është një kambanë alarmi për ata që formësohen këtu që nuk janë në kombëtare

Hysenaj: Mund të ketë një dekurajim nga lojtarët e rinj. Sigurisht që kemi shqiptarët jashtë dhe ata e kanë dëshirën për të veshur fanellën tonë. Është e vështirë për një person që të ketë fëmijën e tij dhe të jetë, ta meritojë atë fanellë dhe të jetë një person tjetër. E shoh si kambanë alarmi për ata që formësohen këtu që nuk janë në kombëtare. Çfarë po ndodh me shkollën tonë të futbollit?