SPAK sekuestron celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, dyshime për krime zgjedhore

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mesohet se ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë Ndue Suma.

Sekuestrimi mesohet se kjo ka ndodhur në kuadër të një hetimi për korrupsion në zgjedhje.

Mësohet se celulari është sekuestruar si pjesë e një hetimi në lidhje me dyshimet për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale.

"Me vendim gjykate janë sekuestruar 4 aparate celularë, mes të cilëve edhe ai i nënkryetarit demokrat të Bashkisë Ndue Suma.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve”, e parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Pjesë e këtij procedimi janë edhe persona të tjerë, që dyshohet se kanë kryer krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale", raporton gazetari Edison Vatnikaj.