Riviera Franceze goditet nga ndërprerja e energjisë elektrike, autoritetet nisin hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 16:43
Një tjetër ndërprerje e energjisë elektrike ka goditur rivierën franceze. Kjo për shkak se zjarri përfshiu një nënstacion në Nice.
Nga kjo ndërprerje u prekën 45,000 banesa.
Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi, në një postim në X, denoncon me forcë aktet keqdashëse.
Ndërsa zëvendëskryetari i bashkisë së qytetit deklaroi se zjarri në nënstacion “ka shumë të ngjarë të ketë origjinë kriminale”.