VIDEO/ Zyrtari ushtarak rus: Dronët ukrainas u përpoqën të rrëzonin helikopterin e Putinit mbi Kursk
RUSI- Zbulohet se presidenti rus, Vladimir Putin ishte duke fluturuar me një helikopter mbi rajonin e Kurskut, kur ndodhi një sulm i rëndë nga dronë ukrainasë shkaktoi trazira në Rusi, sipas agjencisë ruse Astra.
Siç deklaroi komandanti i mbrojtjes ajrore lokale, Yuri Dashkin, "intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm në momentin kur helikopteri i Komandantit Suprem po fluturonte mbi zonë".
Ai pretendoi se "helikopteri i presidentit ishte në thelb në epiqendrën e sulmit të zmbrapsur".
Vërehet se nuk ka raportime për ndonjë lëndim të presidentit rus. Gjatë operacionit, forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar gjithsej 46 dronë ukrainas.
Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini, megjithatë, ai i shtohet një serie publikimesh të ditëve të fundit që pasqyrojnë tensionin në rajonin e Kurskut, pas rimarrjes së territorit nga forcat ruse.
Vetë Putini e kishte vizituar së fundmi rajonin, njoftoi Kremlini të mërkurën.
⚡???????? BREAKING
— Inside the conflict (@Muhamma22474285) May 25, 2025
Ukrainian Drones Target Putin’s Helicopter Over Kursk
Ukrainian drones reportedly tried to attack Putin’s helicopter mid-flight near Kursk. Russian air defenses responded quickly and blocked the strike. No damage was reported. pic.twitter.com/TWPmGWXYhC
