Zgjedhjet e 11 majit, KQZ çertifikon rezultatet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit! Opozita nuk i njeh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2025, 13:10
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve edhe në Tiranë, ku PS mori 19 mandate, PD 13, 2 Mundësia dhe nga një Lëvizja Bashkë, koalicioni Nisma Shqipëria bëhet dhe PSD.
Edhe në Elbasan morën vulën e Celibashit me 10 deputetë PS dhe 4 PD.
Procedura mbyllet edhe në Durrës, 8 mandate socialistët dhe 6 demokratët.
Opozita kundërshtoi edhe një herë rezultatin duke theksuar se nuk u është vënë ende në dispozicion dokumentacioni i kërkuar
Për këtë Celibashi deklaroi se tashmë materialet e plota janë në KQZ.
Opozita ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin dhe se tashmë do ti drejtohet institucioneve të tjera zgjedhore
