VIDEO/ Pamjet nga Veliera, gjendet një sasi eksplozivi, policia rrethon zonën në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 22:36
Policia e Durrësit është njoftuar nga kalimtarë të rastit se kanë konstatuar një sasi eksplozivi.
Sasia e eksplozivit është konstatuar në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, në qytetin bregdetar.
Sipas burimeve dyshohet për një sasi lënde plasëse.
Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë zonën tek Veliera, ndërsa pritet edhe mbërritja e forcave xhiniere.
