Adili: Situata politike në kampin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", pedagog dhe publicist Bekim Adili komentoi mbi situatën politike aktuale në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kampin shqiptar.
" Situata e rënduar dhe e komplikuar po shtohet akoma më shumë dilema se çfarë realisht po ndodh në skemën politike të Maqedonisë së Veriut në kampin shqiptar.
Kur jemi tek partia e Aleancës për shqiptarët siç e dimë ishte një parti e cila përpara disa vitesh apo në zgjedhjet e fundit Parlamentare, Aleanca për shqiptarët u nda në dy pjesë dhe Aleanca shqiptare e zotit Taravari iu bashkua koalicionit të Blendit nga ku është larguar.
Kemi dy qëndrime. Arsyeshmëria e parë e zotit Taravari lidhej me aspektin teknik e një marrëveshje nga e cila nuik rezultoi të kishte dakortësi nga 3 palët e tjera të subjekteve të tjera, që të dali me listat më vete në zgjedhjet lokale.
Pra arsyeja e parë ishte më tepër aspekti teknik dhe më vonë u artikulua dhe zëri i kauzës e cila lidhet me të arriturat e shqiptarëve", u shpreh Adili.
