Nicole Kidman: "Nuk do bëja kurrë një film me bashkëshortin tim sepse..."

Nicole Kidman ka bashkëpunuar me shumë emra të shquar gjatë karrierës së saj, por së fundmi zbuloi pse nuk do të bënte kurrë një film me bashkëshortin e saj Keith Urban.

Gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “Nine Perfect Strangers”, ajo tha:

“Ne jemi bashkë në jetën reale, nuk kemi nevojë të filmojmë së bashku. Jeta jonë është tashmë një shfaqje”. Nicole dhe Keth u takuan në vitin 2005 dhe të dy u dashuruan me njëri-tjetrin, siç pretendojnë ata, me shikim të parë.

Megjithatë, Urbanit iu deshën katër muaj për ta telefonuar Nicole dhe në vitin 2006 ai e surprizoi me lule në orën 5 të mëngjesit në ditëlindjen e saj. Ata u martuan atë vit. Dyshja kanë dy vajza, Sunday Rose dhe Faith Margaret.

Në intervistën e vitit të kaluar për platformën Letterboxd, Nicole Kidman zbuloi se filmi i saj i preferuar i të gjitha kohërave është komedia romantike “When Harry Met Sally” nga viti 1989.

Aktorja australiane tha se pyetja ishte shumë e vështirë, por kur një gazetar e pyeti nëse kishte një film që e donte aq shumë, ajo e pa atë një milion herë dhe tha pa u menduar: “When Harry Met Sally”.