Dëshmitë e reja “fundosin” Sean "Diddy" Combs

Vijojnë dëshmitë në gjykatë ndaj këngëtarit Diddy. Ai e goditi derën e Cassie Ventura me çekiç provuar të hynte me forcë në apartamentin e ish-të dashurës së tij pas sulmit tashmë famëkeq në një hotel Intercontinental në vitin 2016.

Sean "Diddy" Combs dyshohet se përdori një çekiç për të provuar të hynte me forcë në apartamentin e ish-të dashurës së tij pas sulmit tashmë famëkeq në një hotel Intercontinental në vitin 2016, ka dëgjuar një gjykatë në Nju Jork.

Videoja e kamerave të sigurisë e sulmit të zotit Combs ndaj të dashurës së tij të atëhershme, Casandra "Cassie" Ventura, i është treguar jurisë disa herë në gjyqin e tij për trafikim seksual.

Ish-shoqja më e mirë e Ventura, Kerry Morgan, të hënën rrëfeu se si Combs dyshohet se u përpoq të hynte me forcë në apartamentin e Venturas pas ngjarjes dhe e përshkroi incidentin si të tmerrshëm.

Combs, 55 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e shantazhit, trafikimit seksual dhe transportimit për t'u angazhuar në prostitucion. Ai mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet.

Morgan i tha gjykatës se ishte në apartamentin e znj. Ventura në Los Angeles pas incidentit në hotel dhe shikoi përmes vrimës së dritares teksa Combs "po godiste derën me çekiç".

Morgan i tha gjykatës se, ndërsa ngjarja rrodhi, ajo nuk mendonte se Ventura interesohej nëse Combs "hyri dhe e vrau". Combs nuk hyri në apartament dhe oficerët e policisë mbërritën rreth tre orë më vonë, tha znj. Morgan. Nuk u paraqit asnjë ankesë.

Gjykata dëgjoi më shumë akuza për shpërthime të dhunshme nga manjati i hip-hopit. Znj. Morgan tha se gjatë pushimeve në Xhamajka, ajo e pa atë duke e tërhequr Ventura-n nga flokët në një korridor vetem sepse ajo "po qëndronte shumë gjatë në banjo".

Dëshmitarja i tha gjykatës se edhe ajo kishte përjetuar dhunë nga duart e Combs, duke pretenduar se ai e kishte mbytur dhe i kishte hedhur një varëse druri në kokë në vitin 2018, ndërsa kërkonte të dinte se me kë po e tradhtonte Ventura.