Çobani: Samiti një "vitrinë" e mirë për Shqipërinë, u zhvillua në një klimë të tensionuar paszgjedhore dhe me dy l*ftëra pranë Europës
Në një analizë të drejtpërdrejtë për "Ora News", analisti Genc Çobani komentoi rëndësinë e samitit të komunitetit politik europian që u mbajt në Shqipëri.
" Nuk është një mbledhje e Bashkimit Europian por është një samit i komunitetit politik europian, i cili përfshin të gjithë ato vende që bëjnë pjesë në kontinentin tonë gjeografikisht por edhe politikisht ndërkohë që nuk mund të thuhet që janë vetëm vendet e BE-së.
Sigurisht që organizimi i këtij samiti në Shqipëri, edhe pse bëhet fjalë për një takim informal, natyrisht që përbën një ngjarje jo të vogël dhe jo pa interes.
Megjithatë duhet të kemi parasysh se për ne është një vitrinë e mirë për Shqipërinë në përgjithësi dhe për më tepër duke pasur parasysh klimën në të cilën po zhvillohet kjo mbledhje edhe pse ishte parashikuar duke pasur parasysh përfundimin e zgjedhjeve, një lloj tensioni që shoqëron gjithmonë paszgjedhjet në Shqipëri, sigurisht edhe klimën e përgjithshme kur kemi të bëjmë me 2 luftra të cilat janë jo larg territorit europian, sidomos lufta Rusi-Ukrainë, e cila është në territorin europian", u shpreh Çobani.
