PAMJE/ Përplasje në Parkun Olimpik, Balla debat me Nokën, ndërhyhet për t’i ndarë, Piroli siguron mandatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 18:25
Tensionet kanë qenë të larta në Parkun Olimpik në Tiranë, ku po vijon numërimi i votave të ardhura nga diaspora për qarkun e Lezhës. Gjatë këtij procesi, është shënuar një përplasje e fortë mes Taulant Ballës dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Situata u përshkallëzua më tej me një debat të ashpër verbal mes Ballës dhe deputetit Flamur Nokës, duke detyruar të pranishmit të ndërhyjnë për të shmangur përplasjen direkte mes tyre.
Pavarësisht polemikave, rezultati përfundimtar i numërimit në Lezhë konfirmoi se Partia Demokratike arrin të ruajë mandatin në këtë qark. Deputeti Kastriot Piroli do të jetë përfaqësuesi i ri në Kuvend nga Lezha, duke siguruar kështu një fitore të rëndësishme për opozitën në këtë zonë.
