FOTO-ALBUMI/ Dalin pamjet e darkës te Pallati i Brigadave, Presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës në tryezë me...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 14:20
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.

Spiroapli e ka quajtur atë një mbrëmje të veçantë, ndërsa pjesë e darkës duhet se ka qenë veç kryeministrit dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, edhe personalitete të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike.
“Pallati i Brigadave. Një mbrëmje e veçantë në praninë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike”, shkruan kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
