Macron uron Ramën për fitoren më 11 maj: Ky rezultat do të na mundësojë të ndjekim agjendën për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se marrëdhënia e Shqipërisë me Francën ka hyrë në një fazë të re.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Francës Emmanuel Macron, kryeministri u shpreh se “jemi thellësisht mirënjohës dhe sot e ndiejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit në BE”.

Kryeministri nënvizoi po ashtu se “rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm të të gjitha proceseve transformuese në adresimin e momenteve të vështira që duhen ende zgjidhur dhe përfshirjen e gjithë rajonit në Europën e bashkuar”.

Rama vlerësoi faktin se në një kohë kaq të shkurtër presidenti i Francës riviziton Shqipërinë dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale.

Kjo na jep shumë krenari dhe mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e presidentit dhe Republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë, të cilat kanë hyrë në një fazë krejtësisht të re dhe të panjohur më parë”, tha Rama.

Kryeministri informoi se përveç bilancit të punëve të realizuara pas vizitës së parë historike të presidentit Macron, që ishte i pari kryetar shteti i Francës që viziton Shqipërinë, kemi vazhduar të nënshkruajmë marrëveshje të tjera për të thelluar bashkëpunimin në fushat e paracaktuara edhe në marrëveshjen kuadër mes dy qeverive.

“Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti Komunitetin Politik Europian dhe patjetër kënaqësi që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt të komunitetin në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjitha vendet përbërëse”, tha Rama.

Në këtë drejtim, kryeministri nënvizoi se po krijohet një substancë e re në marrëdhëniet mes vendeve europiane. 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe rezultatin e thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Macron uron Ramën për fitoren më 11 maj: Ky rezultat do të

Ai u shpreh se ishte pikërisht ky rezultat që do të ndihmojë në ndjekjen e axhendës ambicioze të vendit për anëtarësimin në BE.

“Ju uroj për rizgjedhjen dhe mbështetjen që morët sepse është ky rezultat që do të na mundësojë të ndjekim axhendën shumë ambicione për integrimin tuaj në BE”, tha ai.

Nga ana tjeter, kryeministri Edi Rama tha se: “Ndjesi e jashtëzakonshme qe presidenti francez në një kohë kaq të shkurtër viziton Tiranën sërish. Na jep shumë krenari për këtë shtysë të fortë që marrëdhënia e Francës me Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë.

Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë dhe po krijohet një substancë në marrëdhëniet mes vendeve europiane.

Macron uron Ramën për fitoren më 11 maj: Ky rezultat do të

Më vjen shumë mirë që falë këtij bashkëpunimi kemi rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqiperi. Folëm me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Më vjen shumë mirë, sepse kjo është diçka sa e vogël në përmasë aq kuptimplotë në marrëdhënie, që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në shtëpinë e ish diktatorit Hoxha që ishte zbrazur e po niste puna për t shndërruar në qendër kulturore.

Sot do të jetë kënaqësi ta shoqëroj presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt dhe praktikisht kurba e transformimit nga një ngrehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara në një ngrehinë që i jep energji të ardhmes, është simbol i marrëdhënies.

Sot e ndjejmë afër Francën edhe në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik e të qendruaeshëm në të gjitha proceset transformuese”, tha ai.

MEMORANDUMET

Macron uron Ramën për fitoren më 11 maj: Ky rezultat do të

Përpara se Macron të dilte për mediet me Kryeministrin Edi Rama u nënshkrua memorandum i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

VIDEO - KONFERENCA E PLOTE MACRON - RAMA