''Përkushtim ndaj Europës'', Rama konferencë me kryeministren e Danimarkës: Samiti, ditë e frytshme
Kryeministri Edi Rama thotë se samiti i zhvilluar në Tiranë, i komunitetit politik evropian, ishte i frytshëm.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me homologen daneze, Mette Frederiksen, Rama u shpreh se në samit u diskutua për më shumë përkushtim ndaj Europës.
Rama: U zhvillua një diskutim i rëndësishëm për një Europë të rë në një botë të re.
Kam kënaqësi që sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtëritur ndaj kontinentit tonë.
Dhe për ti mbajtu fort vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona.
Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tëj, për të investuar më shumë në inovacion dhe ne ato fusha që i përkasin këtij komuniteti politik.
Dita ka qene e frytshme me një sërë temash diskutimi.
Dhe në fund pati përfundime që do të cohen më tej nga danezët.
Vendosëm se do të kemi një skuadër të KPE nën kujdesin e presidencës së Keshillit Europian.
