Komuniteti Politik Europian në Tiranë/ Nesho: Çështja kryesore ishte ajo e Ukrainës

Diplomati, Agim Nesho në një intervistë në Ora News u shpreh se çështja kryesore e samitit të Europës që u mbajt sot në Tiranë ishte çështja e Ukrainës.

Nesho: Në fakt ky samit prodhoi atë vazhdimësinë e komunitetit politik evropian për të bashkëbiseduar me gjithë vendet europiane pavarësisht se janë ose jo anëtarë të BE për çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e Europës ashtu edhe me çështjet kryesore të politikës së jashtme.

Në këtë kuptim çështja kryesore e samitit dhe interesi i të gjithë vendeve ishte çështja e Ukrainës.

Kemi një zhvillim, një përpjekje të fundit që dy delegacionet në Turqi po diskutonin për arritjen e një paqeje të qëndrueshme afatgjatë të paktën 30 ditë.

Disa ditë më përpara ishte takimi i nivelit të lartë të NATO-s ku mori pjesë si sekretari Rubio ashtu edhe senatori Graham të cilët bënë presion duke thënë që edhe Perëndimi duhej të vepronte ndaj Rusisë e cila nuk po vepron për të pranuar një paqe dhe në këtë mënyrë kishte patur një propozim të rriteshin sanksionet deri në 500% për të influencuar në mënyrë të rëndë ndaj ekonomisë ruse.