Samiti Evropian në Tiranë, Alia: Shqipëria në ditët e saj më të mira për marrëdhëniet ndërkombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 16:50
Përmes një interviste në Ora News, analisti Ilir Alia tha se ky takim i sotëm ka bërë që Shqipëria të jetë në ditën e saj më të mirë për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ilir Alia: Ky takim i sotëm ka bërë që Shqipëria të jetë në ditën e saj më të mirë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo nuk ka të bëjë me politikën e brendshme që po ndodh në Shqipëri. Procesi i integrimit në BE është sa jemi në të aftë që të bëjmë detyrat tona. Duhet luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni.