Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur i fundit në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Macron u prit me një përqafim nga kryeministri Edi Rama, ndërsa të dy liderët iu drejtuan më pas Pallatit të Operas ku janë dhe udhëheqësit e tjerë evropian.

Macrone, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte, ka mbërritur pak më herët në aeroportin e Rinasit. Presidenti francez u prit atje nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.