1.4 trilionë dollarë investime në SHBA, ‘çmenden’ Emiratet e Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe tha të enjten se vendi i tij planifikon të investojë 1.4 trilion dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë 10 viteve, duke lavdëruar një "partneritet të fortë" që lulëzoi nën presidencën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Sheiku Mohamed bin Zayed njoftoi “planin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të investuar 1.4 trilionë dollarë në Shtetet e Bashkuara... gjatë 10 viteve të ardhshme”, në fusha që përfshijnë teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe energjinë, duke folur nga pallati presidencial në Abu Dhabi së bashku me Trump.

MBZ tha gjithashtu se vendi i tij është i prirur të vazhdojë të punojë me Shtetet e Bashkuara, për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Trump vizitoi kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe të enjten, ndalesa e fundit e një turneu në shtetet e Gjirit.

MBZ i tha gjithashtu Trump se marrëdhëniet dypalëshe, kishin bërë "një hap të rëndësishëm përpara që kur ju morët detyrën".

Gjatë takimit të tyre, Trump i tha MBZ se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ishte një “luftëtar i madh”, duke shtuar se marrëdhënia e tyre ishte aq e mirë, “sa nuk mund të përmirësohet”.

Trump mori gjithashtu Urdhrin e Zayed, nderimi më i lartë civil i Emirateve të Bashkuara Arabe.