Trump: Rubio do të marrë pjesë në bisedimet e mundshme Ukrainë-Rusi në Turqi
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të udhëtojë në Turqi për një takim të mundshëm midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus, Vladimir Putin, tha sot presidenti amerikan, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.
Trump e quajti takimin e mundshëm “shumë të rëndësishëm” dhe shprehu optimizëm se “gjëra të mira” mund të arriheshin.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg do të shoqëronin Rubio në Turqi.
Ukraina, me mbështetjen e aleatëve evropianë, kërkoi gjatë fundjavës që Rusia të binte dakord për një armëpushim 30-ditor.
Në përgjigje, Putini propozoi negociata të drejtpërdrejta në Turqi të enjten.
Zelensky e pranoi sfidën dhe njoftoi planet për të udhëtuar atje, megjithëse Kremlini ende nuk e ka konfirmuar nëse Putini do të marrë pjesë.

