Shkrumbohet autobusi në Durrës, shpëtojnë pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 18:57
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrethrrotullimet në lagjen 13, në zonën e Plazhit në Durrës, ku një autobus ka marrë flakë në lëvizje.
Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Sipas të dhënave paraprake, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin dhe të nxjerrë pasagjerët në kohë.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.
