VIDEO/ Vr*u vëllanë e 21-vjeçares që i dhu*oi prindërit, lihet në burg Ylber Jaku, kërkoi në seancë përfaqësues nga ambasada angleze

Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ylber Jakut, 41 vjeç, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj në fshatin Plan të Hasit, vetëm një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të autorit.

Sipas hetimeve paraprake, Ylber Jaku ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte si emigrant, për të kryer krimin.

Ai dyshohet se ka qëlluar për vdekje Reshit Sallahun në shenjë hakmarrjeje për dhunën ndaj familjarëve të tij.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, e cila akuzohet për dhunë ndaj të moshuarve.

Për Ylber Jakun, prokuroria ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Para togave të zeza, Jaku ka kërkuar që në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, pasi nuk ka besim në drejtësinë shqiptare.

Avokatja e tij ka bërë me dije se ai është shtetas anglez, dhe fëmijët e gruaja e tij kanë gjithashtu shtetësi angleze.