Në kërkim të një mesfushori, Juventus “hedh sytë” nga Portugalia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2025, 21:47
Juventus ka nisur të mendojë që tani për merkaton verore, duke piketuar edhe disa prej objektivave.
Një nga repartet që Juve kërkon të përforcojë, është mesfusha, e cila ka çaluar përgjatë këtij sezoni.
Lojtari që është shënjestruar nga “Zonja e Vjetër”, është Florentino Luis.
Portguezi pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezi dhe e shohin 25-vjeçarit e Benficas si të duhurin për të përforcuar mesfushën.
Kujtojmë se Florentino e ka nisur karrierën e tij tek Real Formacao në Portugali, ndërsa më pas ka veshur fanellën e Benfica.
Ai ka luajtur edhe për ekipe si Monaco në Francë dhe Getafe në Spanjë.
