VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes së frikshme të çiklistëve në Giro d’Italia në Tiranë
Për herë të parë në histori, një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror, Giro d’Italia, nisi garën nga Shqipëria, duke i dhënë një dimension historik edicionit të 108-të të këtij turneu prestigjioz.
Eventi u çel me “Nisjen e Madhe”, që përfshin tre etapat e para në territorin shqiptar, duke shënuar një moment të veçantë për sportin dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
Etapa e parë, me një gjatësi prej 160 kilometrash, nisi sot nga Durrësi për të përfunduar në Tiranë.
Por gara u shoqërua edhe me incidente: në një kthesë të rrezikshme në zonën e Freskut, ku disa çiklistë u përplasën, duke shkaktuar rrëzime dhe lëndime.
Mes të dëmtuarve ishte edhe një nga favoritët për fitoren e edicionit, Mikel Landa, i cili u përfshi në aksident dhe pësoi dëmtime, megjithëse ende nuk dihet shkalla e tyre.
Giro d’Italia do të vazhdojë me dy etapa të tjera në Shqipëri përpara se të zhvendoset drejt Italisë, me vëmendjen e botës së çiklizmit të përqendruar te ky start historik nga Ballkani.
???????? ???????????????????? ???????????? ????????????
— Eurosport.es (@Eurosport_ES) May 9, 2025
Caída durísima de Mikel Landa cuando tan solo quedaban 5 kilómetros para el final de la etapa
Pinta feo, muy feo ????#GirodItalia pic.twitter.com/XZJQIEvBSu
