REAL - BARCELONA PËR TITULL! Zbulohen ekipet për “El Clasico”-n spanjolle

Real Madrid - Barcelona do të përballen të dielën në atë që po konsiderohet edhe finalja spanjolle. Sfida do të vendosë fatin e kryesimit në la liga, ndërsa zbulohen mungesat dhe formacionet që do të zbresin në fushë trajnerët

Pas zhgënjimit të madh në “San Siro” dhe eliminimit dramatik nga gjysmëfinalet e Champions League, Barcelona e Hansi Flick përballet me një tjetër sfidë të zjarrtë: El Clásico kundër Real Madridit.

Ndeshja cilësohet vendimtare për fatin e titullit të La Ligës ku barcca kryeson me vetëm 4 pikë larg nga Reali.

Edhe pse skuadra vjen e tendosur fizikisht, nuk ka hapësirë për rotacione – formacioni më i mirë do të zbresë në fushë.

Në mungesë të Koundé, Eric García do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes. Në të majtë, ka ende pasiguri: Alejandro Balde është kthyer në stërvitje pas dëmtimit në Butarque, por ende nuk ka marrë aprovimin mjekësor për të luajtur.

Nëse nuk do të jetë gati, trajneri mund të mbështetet sërish te Gerard Martín, i cili ka treguar qëndrueshmëri në javët e fundit.

Sulmuesi Robert Lewandowski do të kthehet në formacion pas mungesës për shkak dëmtimi. Portieri Ëojciech Szczesny, që u preferua edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, është konfirmuar nga Flick si titullar për Klasikon

Nga ana tjetër Carlo Ancelotti e ka marrë vendimin: Arda Güler dhe dhjetë të tjerë do të formojnë boshtin e Real Madridit në Klasikon e katërt të sezonit, ndeshjen që mund të përcaktojë fatin e titullit kampion. Italiani synon më shumë kontroll në mesfushë dhe heq dorë nga tridenti i zakonshëm sulmues, me Rodrygo si viktima e madhe taktike.

Me mungesa ai do të përballet në mbrojtje. Janë jashtë loje Carvajal, Militao, Rüdiger, Alaba dhe Mendy, pesë titullarë absolutë që ishin pjesë e skuadrës bazë në fillim të sezonit. Në këto kushte, mbrojtja e bardhezinjve do të formohet nga Lucas Vázquez, Tchouaméni, Asencio dhe Fran García – një prapavijë e improvizuar.

Problemet vijojnë edhe në mesfushë, me Camavinga jashtë dispozicionit. Por lajmi pozitiv për Ancelottin është gjendja e mirë fizike e katër yjeve kryesore të ekipit.

Courtois është i vendosur të tregojë vlerat pas tre golave të pësuar në finalen e Kupës, ndërsa Bellingham, Vinicius dhe Mbappé janë gati të udhëheqin ofensivën, me francezin që është rikuperuar nga problemet në kyçin e këmbës.