Balliu: Të bashkohemi në Bulevardin e Ri për përmbylljen e fushatës elektorale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2025, 12:55
Lideri i Opozitës, Sali Berisha, ka bërë thirrje sot për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që të bashkohen në Bulevardin e Ri për të përmbyllur fushatën elektorale me një festë madhështore.
Ai e cilësoi këtë ngjarje si kurorën e një muaji mobilizimi të qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Koordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu, ka shpërndarë një video ku fton të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij aktiviteti që do të zhvillohet në orën 19:00.
'Kjo është mundësia për të përmbyllur me sukses fushatën zgjedhore dhe bëri thirrje për mbështetje të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë e Mirë (PD-ASHM) për një Shqipëri të bashkuar.'
View this post on Instagram
