Basha: Koalicioni Euroatlantik mbështetje të pakufizuar SPAK-ut
Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Lulzim Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për drejtësinë e pavarur dhe për institucionin e SPAK-ut.
Basha vuri në dukje se slogani “7×7=313” simbolizon realitetin e dhimbshëm të një Shqipërie të mbytur nga korrupsioni, një fenomen që sipas tij ka rrënuar ekonominë, ka dëmtuar familjet shqiptare dhe ka detyruar rininë të largohet nga vendi.
Përmes votës për numrin 4, tha Basha, qytetarët do të fuqizojnë luftën kundër korrupsionit dhe do t’i japin mbështetje të qartë drejtësisë. Ai premtoi se, pas zgjedhjeve, programi i koalicionit do të nisë zbatimin duke çmontuar “kopjet e zbehta piramidale” që, sipas tij, qëndrojnë në themel të korrupsionit dhe frikës nga drejtësia.
Më tej, ai bëri thirrje për të dalë në 11 maj që të votojnë numrin 4, për t’i dhënë fuqi drejtësisë dhe t’i japim fund korrupsionit.
