Kampionia shqiptare e botës në peshëngritje: Nuk e mendova se do të merrja tri medalje ari në Peru

Përmes një interviste në Ora News, Eglantina Kalemi trajnere dhe Enkileda Carja, kampione bote në peshëngritje folën për 3 medaljet e marra nga Çarja.

Carja: Zhvillohej kampionati botëror në Peru për peshëngritje dhe ne stërviteshim çdo ditë. Morëm pjesë në këtë kampionat duke menduar se do të merrnim rezultate të mira, jo se do të merrnim këtë rezultat me 3 medalje të arta. Nuk kisha garë gjatë fillimit të garës, por më pas kisha emocione.

Kalemi: Kemi 8 vite që stërvitemi. Enkileda ka marrë më parë medalje bronzi dhe medalje arti, si dhe rekorde evropiane nën moshën 17 vjeç. Këtë vit e kemi nisur mbarë duke marrë 3 medalje ari. Normal që ndjehemi mirë sepse nuk është pak të renditesh në vendin e parë.