NEUROKIRURGJIA TE “AMERIKAN 2”! Dr. Ozcan Ciklatekerlo, me eksperiencë 30 vjeçare i bashkohet spitalit
“Spitali Amerikan 2” vazhdon të shtojë shërbimet për pacientët, ndërsa një nga doktorët më të njohur të neurokirurgjisë i është bashkuar bluzave të bardha aty.
Doktor Ozcan Ciklatekerlo me eksperiencë në Gjermani, SHBA e Turqi dhe ku universitetin e ka realizuar në shkollën mjekësore ushtarake.
Doktor Ozcan Ciklatekerlo: “Përshëndetje! Emri im është Dr. Ozcan Ciklatekerlo. Jam neurokirurg dhe kam më shumë se 30 vite eksperiencë në fushën time. U diplomova në Ankara, nga Shkolla Mjekësore Ushtarake. Më pas përfundova specializimin në po të njëjtin universitet. Pas kësaj, pata një eksperiencë 7- vjeçare jashtë vendit, në Gjermani për 4 vite dhe në Universitetin e Kolorados në SHBA për 3 vite. Që nga viti 2003 kam punuar në Stamboll në një spital universitar privat. Dhe kam punuar me shqiptarë që nga 2004-a”.
Ndërhyrja në problemet e shtyllës kurrizore dhe metodat më të fundit shkencore janë pika e tij e fortë
Doktor Ozcan Ciklatekerlo: “Kam operuar shumë pacientë. Zona ime e interesit janë sëmundjet e shtyllës kurrizore, operacionet e shtyllës kurrizore, si herniacion disku në zonën cervikale ose lumbare. Gjithashtu ne kemi një praktikë shumë të mirë, pa kirurgji, që quhet metoda e ablacionit me radiofrekuencë. E kemi bërë prej kohësh edhe këtu në Shqipëri. Edhe në Stamboll kemi pasur më shumë se 2000 raste. Tani po bashkëpunojmë me Spitalin Amerikan 2 dhe do t’i vizitojmë pacientët tanë në këtë spital”.
“Spitali Amerikan 2” shton se për pacientët aty janë jo vetëm mjekët më të mirë, por dhe pajisjet e kohës.

