Habemus papam! Tym i bardhë në Vatikan, kardinalët në konklavë zgjedhin Papën të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 18:10
Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë i ri.
Ende nuk dihet kush është përzgjedhur, por pritet që brenda një ore, kardinalët të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine
Sapo panë tymin e bardhë, qindra njerëzit e mbledhur në shesh nisën të brohorasin. Këmbanat jejohnë në shesh, teksa turma pret me padurim të njihet me drejtuesin e ri të Kishës Katolike.
