BE: Vuçiç të ndajë mendjen/ Vizita në Moskë, Kallas: Unioni dëshiron një përgjigje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbërriti sot në Moskë dhe u prit nga zyrtarë rusë. Udhëtimi i tij i shumëpërfolur drejt Rusisë zhvillohet në kuadër të Paradës së Fitores, ceremonisë së famshme ushtarake, që Rusia mban çdo vit në 9 maj, si festë përkujtimore ndaj fitores ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore

Kaja Kallas ka thënë se shtetet e BE nuk po e marrin lehtë vizitën e Vuçiç në Moskë. Në një konferencë të përbashkët, Kaja Kallas u pyet për vizitën e Vuçiç në Moskë. Ajo tha se shtetet anëtare nuk po e marrin lehtë këtë çështje dhe se dëshirojnë një përgjigje.

Sipas saj, shtetet e Unionit Europian kanë pikëpyetje nëse vjen diskutimi për hapat e mëtejshëm lidhur me integrimin e Serbisë në BE.