Gjermani/ Klasifikimi i AfD-së si e djathtë ekstreme pezullohet përkohësisht derisa gjykata të marrë vendim
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) në Gjermani po ngrin me vendim të vetin të gjitha veprimet publike dhe jopublike që lidhen me klasifikimin e fundit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) si një organizatë "e verifikuar e ekstremit të djathtë", derisa gjykata në të cilën AfD ka apeluar kundër Zyrës të marrë vendim.
Në një deklaratë, BfV sqaroi se nuk do ta përshkruajë më publikisht AfD-në si "të konfirmuar si të djathtë ekstreme" dhe informoi Gjykatën Administrative që ka marrë përsipër çështjen në përputhje me rrethanat.
“Nga respekti për gjykatën dhe për shkak të procedurave në vazhdim, Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk dëshiron të komentojë publikisht për këtë çështje”, thuhet në deklaratën përkatëse. Në fakt, njoftimi origjinal për shtyp i postuar të premten e kaluar është hequr tashmë nga faqja e internetit e BfV-së, ndërsa çdo veprim që lidhet me klasifikimin e ri të AfD-së, siç është monitorimi i aktiviteteve të saj, po "ngrihet".
Autorizimi për veprime që lidhen me klasifikimin e mëparshëm të partisë si "rast i dyshuar i ekstremizmit të krahut të djathtë" mbetet në fuqi, por BfV tani do të presë që gjykata të vendosë nëse raporti i saj prej 1,108 faqesh mbi AfD ofron prova të mjaftueshme për klasifikimin e ri të partisë.
BfV ka vepruar në të njëjtën mënyrë në të kaluarën. Kur, për shembull, në vitin 2021 AfD ngriti një padi kundër klasifikimit të saj si "rast i dyshuar i ekstremizmit të krahut të djathtë", e cila u refuzua, por edhe në vitin 2023, kur organizata rinore AfD u klasifikua si "e verifikuar e ekstremit të djathtë".
