MILAN-BOLOGNA TESTI PARA FINALES! Kuqeblutë kërkojnë 3 pikët për një vend në Champions

AC Milan dhe Bologna përballen të premten në një ndeshje të vlefshme për Serie A. Por teksa Bolonja kërkon fitoren për të siguruar një vend në Champions, kuqezinjtë e Milanit e shohin si një test para finales së Kupës që do të luhet më 14 maj.

Ndeshja Milan-Bologna e vlefshme për javën e 36-të të Serie A do të shërbejë si një parathënie për finalen e Kupës së Italisë më 14 maj në Stadio Olimpico të Romës.

Milan, aktualisht në vendin e 9-të me 57 pikë, ka pak shpresa për të siguruar një vend në garat evropiane përmes kampionatit dhe e sheh Kupën e Italisë si rrugën e vetme për të arritur këtë objektiv.

Skuadra e trajnerit Sergio Conceicao ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit, përfshirë një fitore 2-1 ndaj Genoas, por vazhdon të ketë vështirësi në ndeshjet në shtëpi, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në San Siro.

Mungesat e Rafael Leao, i pezulluar dhe Youssouf Fofana i dëmtuar pritet të ndikojnë në përbërjen e skuadrës.

Nga ana tjetër, Bologna duekt se është më e interesuar për 3 pikët, edhe pse në tranfertë. Aktualisht kuqeblutë ndodhen në vendin e 7-të me 62 pikë, vetëm një pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Vincenzo Italiano është e pamposhtur në tre ndeshjet e fundit, përfshirë një barazim 1-1 ndaj Juventusit, dhe ka një mbrojtje solide, duke pësuar vetëm katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit. Bologna synon të realizojë një fitore të dyfishtë ndaj Milanit këtë sezon, pasi fitoi ndeshjen e parë 2-1 në shkurt.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat: për Milanin, për të ruajtur ritmin dhe për të ndërtuar besimin para finales së Kupës; për Bolognën, për të qëndruar në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Me një histori të pasur përballjesh dhe një rivalitet që po rritet, kjo përballje pritet të jetë e fortë dhe vendimtare për fatin e sezonit të të dyja skuadrave.