Von der Leyen: Putini mund të rikthehet më agresiv ndaj Ukrainës nëse...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 19:35
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, paralajmëroi se Rusia mund të zgjerojë agresionin e saj ndaj Ukrainës.
Von der Leyen theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje sipas kushteve të Kievit, Putinit mund të rikthehet shumë më agresiv ndaj Ukrainës.
"Mënyra se si do të përfundojë lufta do ta formësojë kontinentin tonë për brezat që do të vijnë.
Një marrëveshje e keqe do ta inkurajojë Putinin të kthehet për më shumë.” tha Von der Leyen.
Von der Leyen u zotua se nëse lufta ndaj rusisë përfundon, Ukraina do të anëtarësohet shumë shpejt në BE.
“Në historinë tonë, paqja dhe integrimi evropian kanë ecur gjithmonë krah për krah. Le të ecim së bashku në rrugën e paqes”, shtoi ajo.
