Aksident në aksin Fier-Lushnje/ Kamioni përpl*set me ambulancën, katër persona të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 15:50
Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Mësohet se se një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona.
Konkretisht dy prej personave të lënduar nodheshin në ambulancë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjęherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
