Panik në Meksikë/ Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet provincën e Chiapas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 12:53
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi sot provincën Chiapas të Meksikës , sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Thellësia fokale e tërmetit ishte 269 kilometra, raportoi GFZ.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e mati tërmetin me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter në veri të provincës Matamoros dhe thellësinë fokale në 260 kilometra.
