Putin e quan pajtimin me Ukrainën një “çështje kohe”

Pavarësisht luftës që nisi kundër Ukrainës, Presidenti rus Vladimir Putin beson në pajtimin me vendin fqinj.

“Më duket se kjo është e pashmangshme pavarësisht tragjedisë që po përjetojmë aktualisht”, tha Presidenti rus.

“Kjo është çështje kohe”, tha Putin.

Presidenti rus u shfaq edhe një herë i bindur për fitoren . Ai pohoi se Moska ka mjetet ushtarake për ta çuar luftën “në përfundimin e saj logjik me rezultatin e nevojshëm për Rusinë”.

Përdorimi i armëve bërthamore nuk ka qenë i nevojshëm deri më tani dhe, tha Putin, shpresojmë se nuk do të jetë në të ardhmen.

Kremlini kërkon jo vetëm që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO , por gjithashtu pretendon zona të mëdha të shtetit fqinj për vete.

Putini e kishte vënë në pikëpyetje shtetësinë e Ukrainës para luftës. Ai iu referua vetë ukrainasve si pjesë e popullit rus.

Gjatë pushtimit të urdhëruar nga Putini, dhjetëra mijëra ukrainas kanë humbur jetën, përfshirë shumë civilë, për shkak të bombardimeve të zonave të banuara.