Tragjedi në Kinë, tre të vdekur nga fundosja e dy anijeve turistike, 60 të tjerë plagosen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 19:48
Tre persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga fundosja e dy anijeve që transportonin turistë në një lumë në jugperëndim të Kinës, raportoi sot agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Rreth 70 persona ranë në lumë kur të dy anijet u përmbysën në qytetin Qianxi, në provincën Guizhou, sipas autoriteteve lokale që folën për Xinhua. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdonin të kërkonin për 14 persona të zhdukur.
Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi që të bëhen “të gjitha përpjekjet e mundshme” për të gjetur të zhdukurit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të plagosurit.