Rrëzoi aeroplanët rusë, ky është droni detar i Ukrainës që bëri histori

Ukraina rrëzoi dy aeroplanë luftarakë rusë që u dërguan për të kapur dronët e marinës ukrainase në Detin e Zi.

Siç raportohet, bëhet fjalë për një lloj droni të armatosur detar deri tani i panjohur që përdor raketa amerikane Sidewinder. Dhe këta janë aeroplanët e parë luftarakë në histori që u shkatërruan nga një dron detar.

Sipas deklaratave të kreut të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneral kolonel Kirill Budanov, si dhe presidentit Volodymyr Zelensky, sulmi u krye nga forcat ukrainase duke përdorur një version të ri të dronit Magura.

Është hera e parë që ky variant prezantohet për publikun. Magura V7 është afërsisht 8 metra i gjatë.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse mund të mbajë lloje të tjera armësh përveç raketave Sidewinder, duket se është modular dhe i përshtatur  për misione të ndryshme.