Incident në Fier/ Policia ndalon kandidatin e PD-së për deputet, Fatjon Semanjaku, PD: Ndalim politik (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 19:59
Policia e Fierit ka ndaluar kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia për ndalimin e Semanjakut.
Mësohet se ky i fundit, ka vendosur tendë pa leje në sheshin në qendër të Fierit.
Sipas PD-së, “Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në Komisariat, kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushatë dhe shpërndan fletushka në shesh.”

