Fushata elektorale/ Rama: Edhe 9 ditë për takimin me historinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 13:12
Kryeministri Edi Rama shprehet se shqiptarët ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, do të zgjedhin Partinë Socialiste, që sipas tij është votë për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se janë edhe 7 ditë kohë, që votuesit të bashkohen me Partinë Socialiste. “Edhe 7 ditë për t’u bashkuar më të shumtë se asnjëherë dhe vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”, shkruan Rama.
Sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjit elektoral, partitë politike do duhet të përmbyllin fushatën e tyre dy ditë para datës së zgjedhjeve