Seferi: Ju ftoj në 8 maj për një shtrëngim duarsh në takimin përmbyllës të fushatës!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 13:04
Kandidati për deputet i “Demokratëve Euroatlantikë” Pëllumb Seferi shkruan në Facebook se më 8 Maj le të ketë një shtrëngim duarsh me të gjithë ata që i kanë dhënë kaq shumë shpresë në fushatë.
Seferi: Këto ditë fushate kanë qenë veç nisja e një udhëtimi për të bërë një ndryshim të rëndësishëm më 11 Maj për secilin prej nesh, për qytetin, për Shqipërinë. Më 8 Maj le të jetë një shtrëngim duarsh me të gjithë ju që na keni dhënë kaq shumë shpresë se bashkë ia arrijmë! Voto Koalicionin Euroatlantik. Voto për një Shqipëri më të drejtë, më të fortë!